“Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi se Esvedi tregon: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) donte ta blinte Berirën, por pronarët e saj donin ta kushtëzonin meritën e çrobërimit të saj. Aishja ia përmendi këtë Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai i tha: “Blije dhe liroje atë sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron.” Pejgamberit ﷺ i sollën një copë mishi e dikush i tha: “Kjo është lëmoshë që i është dhënë Berirës.” Ai tha: “Për të është lëmoshë, kurse për ne është dhuratë.” Ademi na ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe dhe ka shtuar: “Dhe (Berirës) i është dhënë mundësia të zgjedhë (vazhdimin e kurorës ose shkurorëzimin me) burrin e saj.””