“Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar vëllai im nga Sulejmani, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ qe betuar se nuk do t'u afrohej grave të veta (për një muaj) dhe gjatë asaj periudhe e kishte lënduar këmbën e i kishte dalë prej vendit. Kështu, ai qëndroi në qilarin e tij njëzet e nëntë net, pastaj doli (dhe shkoi te gratë e tij). Disa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, je betuar se nuk do t'u afrohesh grave një muaj.” Ai tha: “Muaji është edhe njëzet e nëntë (ditë) .””