“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Seleme ibn Alkame nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Kasimi (Pejgamberi) ﷺ ka thënë: “Ditën e premte, gjendet një kohë që, nëse robi musliman i qëllon duke falur namaz dhe duke i kërkuar ndonjë të mirë Allahut, Ai ia jep” - bëri shenjë me dorë, duke vendosur majën e gishtit të madh në anën e brendshme të gishtit të mesëm dhe atij të vogël. Ne thamë: “Aludon se ajo kohë është e shkurtër.””