“Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi nga Shuëbe ibn Haxhaxhi, e ky nga Hisham ibn Zejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut, një hebre sulmoi një robëreshë, ia mori stolitë që i kishte ajo dhe ia shtypi kokën (me gurë). Familja e saj e sollën atë tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkaq ajo ishte në çastet e fundit të jetës dhe nuk mund të fliste. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: “Kush të vrau? Filani?” - duke i përmendur dikë që nuk e kishte vrarë, e ajo bëri me shenjë me kokë (duke mohuar): Jo. Pastaj i përmendi një tjetër që nuk e kishte vrarë, e ajo përsëri bëri me shenjë (duke mohuar): Jo. E, pasi i tha: “Filani” - duke ia përmendur vrasësin e saj, ajo bëri me shenjë (duke pohuar): Po. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi për të (gjykimin e tij). Kështu, edhe atij iu shtyp koka me dy gurë (siç kishte bërë ai me robëreshën).””