“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Jahja ibn Seid Ensariu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “A t'ju tregoj për familjet më të mira të ensarëve?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën ata. - “Benu nexharët, pas tyre vijnë benu abduleshhelët, pastaj benu Harith ibn Hazrexhi dhe pastaj benu saidët”, - tha Pejgamberi ﷺ. Më pas, bëri me shenjë duke i mbledhur gishtat e tij, pastaj i shtriu sikurse të gjuante me dorë dhe tha: “Ndonëse në çdo familje ensare ka mirësi.””