“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Xhafer ibn Rebia nga Abdurrahman ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koprraci dhe dorë dhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta, nga gjoksi deri te supet. Sa i përket dorë dhënësit, sa herë që jep, i zgjatet ose i shtohet në lëkurën e tij, derisa t'i a mbulojë majat e gishtërinjve dhe t'ia fshijë gjurmët e (këmbëve të) tij. Ndërkaq, sa herë që koprraci dëshiron të japë diçka, çdo hallkë (e parzmores ) i tkurren në vendin e vet. Ndonëse mundohet ta zgjerojë, ajo nuk i zgjerohet” - dhe bëri shenjë me gisht nga fyti i tij.”