“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji nga Sulejman Tejmiu, ky nga Ebu Othman se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos e ndërpresë syfyrin kur e dëgjon thirrjen ose ezanin e Bilalit, sepse ai e thërret ezanin që ta lajmërojë atë që është duke u falur e nuk e lajmëron hyrjen e agimit a të sabahut.” Jezidi i nxori duart, pastaj njërën e zgjati më shumë se tjetrën.”