“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu nga Hisham ibn Hasani, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Hilal ibn Umeje e akuzoi bashkëshorten e vet. Kështu, erdhi dhe dëshmoi, ndërsa Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar, kështu që a po pendoheni njëri prej jush?” Kështu, ajo u ngrit dhe dëshmoi (se është e pafajshme).”