“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se Seid ibn Xhubejri tregon: “E pyeta Ibn Omerin për dy bashkëshortët që u mallkuan mes vete (për zina). Ibn Omeri më tha: “Pejgamberi ﷺ u tha atyre: “Llogaria juaj është tek Allahu, ndërsa njëri prej jush është gënjeshtar. (Ndërkaq, burrit i tha:) "Nuk mund të vazhdosh me të.” Atëherë ai tha: “Po pasuria ime (mehri)?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ty nuk të takon asgjë. Nëse i ke dhënë mehër, ai është për faktin se të është lejuar marrëdhënia me të, e, nëse ke gënjyer për të, atëherë ajo (pasuria) është edhe më larg teje.” Sufjani ka thënë: “Këtë e kam mësuar përmendsh nga Amri. Ndërkaq, Ejubi ka thënë: “E kam dëgjuar Seid ibn Xhubejrin të thotë: “E pyeta Ibn Omerin për personin që e mallkon gruan e tij (për zina)?” Ibn Omeri, duke i ndarë dy gishtat e tij, të mesmin dhe treguesin, tha: “Pejgamberi ﷺ i ndau dy bashkëshortët e fisit benu axhlan dhe u tha: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar, kështu që a po pendoheni njëri prej jush?” - e përsëriti tri herë.” Sufjani ka thënë: “E kam mësuar përmendsh nga Amri dhe Ejubi, siç të rrëfeva.””