“Amër ibn Zurara më ka thënë: Na ka rrëfyer Ismaili nga Ejubi se Seid ibn Xhubejri tregon: “E pyeta Ibn Omerin për burrin që e akuzon gruan e tij (për zina). Ai më tha: “Pejgamberi ﷺ i ndau bashkëshortët e fisit benu axhlan dhe u tha: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar, kështu që a po pendoheni njëri prej jush?” Por, ata refuzuan. Pastaj ai prapë tha: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar, kështu që a po pendoheni njëri prej jush?” Por, ata refuzuan e ai prapë e përsëriti: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar, kështu që a po pendoheni njëri prej jush?” Por, ata refuzuan, andaj i ndau ata. Ejubi ka thënë: “Amër ibn Dinari më tha: “Hadithi përmban edhe diçka të cilën nuk po të shoh se po e tregon: “Burri tha: “Po pasuria ime (mehri)?” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Ty nuk të takon asgjë. Nëse e ke thënë të vërtetën, ti tanimë ke bërë marrëdhënie me të, e, nëse je gënjeshtar, atëherë ajo (pasuria) është edhe më larg teje.””