“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në prani të Pejgamberit ﷺ u përmend mallkimi mes bashkëshortëve. Asim ibn Adiu tha diçka në lidhje me këtë dhe shkoi. Një pjesëtar i fisit të Asimit i shkoi atij dhe iu ankua se kishte gjetur një burrë me gruan e tij. Atëherë, Asimi tha: “U sprovova për shkak të fjalëve të mia (sepse kjo kishte ndodhur te të afërmit e tij).” Kështu e çoi atë te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi se si e kishte gjetur gruan e tij. Burri në fjalë ishte i verdhë, i dobët e me flokë të drejtë, kurse ai për të cilin ishte bërë akuza se ishte zënë te familja e tij ishte këmbëtrashë, zeshkan dhe i shëndoshë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, qartësoje!” Kështu, ajo lindi një fëmijë që i ngjante të akuzuarit, prandaj Pejgamberi ﷺ zbatoi mallkimin reciprok mes tyre (lianin). Një njeri që ishte në ndejë i tha Ibn Abasit: “A ishte ajo për të cilën Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të gurëzoja dikë pa argument, do ta gurëzoja këtë” ? - Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte shthurjen në Islam, - tha Ibn Abasi. Ebu Salihu dhe Abdullah ibn Jusufi kanë thënë: “... zeshkan e këmbëtrashë...””