“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Zejnebe bint Ebu Seleme, e kjo nga nëna e tij se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Një grua, pjesëtare e fisit eslem, që quhej Subeja, ishte e martuar me një burrë që, kur ai vdiq, ajo ishte shtatzënë. Ebu Senabil ibn Bakeku e kërkoi për martesë, mirëpo ajo e refuzoi (sepse anonte nga një kërkues tjetër). Ai (Ebu Senabili) tha: “Betohem në Allahun se nuk bën të martohesh me të (kërkuesin tjetër) derisa të të kalojë afati i fundit i pritjes (prej dy afatesh).” Ajo priti afër dhjetë net, pastaj shkoi te Pejgamberi ﷺ, i cili i tha: “Martohu.””