“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij nga Aishja, e cila transmeton nga Pejgamberi ﷺ se ... [t]: Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Abde nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Rifae Kuredhiu u martua me një grua, pastaj e shkurorëzoi atë. E, pasi ajo u martua me dikë tjetër, shkoi te Pejgamberi ﷺ e i tregoi se burri nuk po i afrohet asaj (nuk bën marrëdhënie me të) si dhe ka organ (të vogël) sikurse një cep rrobe. Por, i Dërguar i Allahut ﷺ i tha: “Jo, pa i shijuar marrëdhëniet intime me të dhe ai me ty.””