“Zejnebe bint Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Zejnebe bint Xhahshi pasi i vdiq vëllai. Kështu, ajo kërkoi parfum, u parfumua me të dhe tha: “Nuk pata nevojë për parfum, mirëpo e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ teksa ishte në minber duke thënë: “Një gruaje që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri (ditë dhe tri) net, përveç për bashkëshortin e saj, e në atë rast mban zi katër muaj e dhjetë ditë.””