“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Muhamed ibn Amër ibn Hazmi, e ky nga Humejd ibn Nafiu se Zejnebe bint Ebu Seleme tregon: “Hyra tek Umu Habibja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, kur vdiq babai i saj, Ebu Sufjan ibn Harbi. Umu Habibe kërkoi një parfum me gjurmë të verdhë prej shafrani a të ngjashëm. E parfumoi me të një vajzë të re, pastaj i parfumoi nofullat e saj dhe tha: “Për Allahun, unë nuk kam nevojë për parfum, por e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Një gruaje që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri (ditë dhe tri) net, përveç për bashkëshortin, e në atë rast mban zi katër muaj e dhjetë ditë.””