“Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Sirini se Junus ibn Xhubejri tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ...” Ai tha: “Ibn Omeri e lëshoi gruan e tij duke qenë me menstruacione. Atëherë Omeri e pyeti Pejgamberin ﷺ, e në atë rast ai i tha: “Urdhëroje ta kthejë gruan, e pastaj le ta shkurorëzojë kur të pastrohet.” Junus ibn Xhubejri tregon: “I thashë: “A iu llogarit ky shkurorëzim?” Ibn Omeri ia ktheu: “(Posi) Kur unë isha i paaftë dhe i pamatur.””