“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu se Nafiu tregon: “Ibn Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e shkurorëzoi gruan e tij një herë teksa ajo ishte në kohën e menstruacioneve. I Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi që ta kthejë gruan e ta mbajë derisa të pastrohet, që pastaj t'i vijnë menstruacionet teksa është tek ai e pastaj ta presë derisa të pastrohet nga menstruacionet. Më pas, nëse dëshiron ta shkurorëzojë, le ta shkurorëzojë kur të pastrohet, para se të bëjë marrëdhënie me të. Ky është ideti në të cilin Allahu ka urdhëruar të lëshohen gratë.” Ndërkaq, kur ndokush e pyeste Abdullahun për këtë, ai i thoshte: “Nëse e ke shkurorëzuar tri herë, ajo të është bërë haram derisa të martohet me një burrë tjetër.” Një transmetues tjetër shton nga Lejthiu se ka thënë: “Më ka treguar Nafiu se Ibn Omeri ka thënë: “Nëse e lëshon një ose dy herë (mund ta kthesh, se) kështu më ka urdhëruar Pejgamberi ﷺ.””