“Humejdi tregon: “E pyeta Zejneben: “E pse e hedh bajgën pas një viti?” Ajo tha: “(Në kohën paraislame) nëse gruas i vdiste burri, ajo hynte në një kasolle, vishte rrobat më të këqija dhe nuk parfumohej pa kaluar një vit. Pastaj asaj i sillnin një kafshë, gomar, dele a pëllumb, me të cilën e fërkonte lëkurën e saj dhe, në të shumtën e rasteve, kafsha ngordhte. Pastaj ajo dilte e i jepnin një bajgë, të cilën e gjuante, e pas kësaj ajo u kthehej gjërave që dëshironte, përkatësisht parfumit ose diçkaje tjetër.””