“Adem ibn Ebu Ijadi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Humejd ibn Nafiu nga Zejnebe bint Umu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një gruaje i vdiq burri, ndërkohë (të afërmit e saj) u frikësuan për sytë e saj, andaj shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i kërkuan leje që ta përdorë antimonin. Ai tha: “Të mos e përdorë antimonin , sepse ndonjëra prej jush (në kohën paraislame) qëndronte në rrobat më të këqija ose në shtëpinë më të keqe, e, kur mbushej një vit dhe kalonte ndonjë qen, ajo hidhte një bajgë. Andaj, jo, (të mos e përdorë antimonin) derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë.””