“Amër ibn Zurara na ka thënë: Na ka rrëfyer Ismaili nga Ejubi se Seid ibn Xhubejri tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për një burrë që e akuzon gruan e tij për zina?” Ai më tha: “Pejgamberi ﷺ i ndau bashkëshortët e fisit benu axhlan dhe u tha: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar, kështu që a po pendoheni njëri prej jush?” Por, ata refuzuan. Pastaj prapë tha: “Allahu e di se njëri prej jush është gënjeshtar, kështu që a po pendoheni njëri prej jush?” Por, ata refuzuan, andaj i ndau. Ejubi ka thënë: “Amër ibn Dinari më tha: “Hadithi përmban edhe diçka të cilën nuk po të shoh se po e tregon.” Burri tha: “Po pasuria ime (mehri)?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ty nuk të takon asgjë. Nëse e ke thënë të vërtetën, ti ke fjetur me të . E, nëse je gënjeshtar, atëherë ajo (pasuria) është edhe më larg teje.””