“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Amri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ dy bashkëshortëve që u mallkuan mes vete u tha: “Llogaria juaj është tek Allahu, ndërsa njëri prej jush është gënjeshtar. (Kurse burrit i tha:) Nuk mund të vazhdosh me të.” Atëherë, ai tha: “O i Dërguari i Allahut, po pasuria ime (mehri)?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ty nuk të takon asgjë. Nëse i ke dhënë mehër, ai është për faktin se të është lejuar marrëdhënia me të, e, nëse ke gënjyer për të, atëherë ajo (pasuria) është edhe më larg teje.””