“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ebu Jezidi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Ebu Lejlën se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatimja vajti te Pejgamberi ﷺ për t'i kërkuar një shërbëtor, e në atë rast ai i tha: “A dëshiron të të mësoj diçka më të mirë se kjo? Të bësh tesbih për Allahun (të thuash subhanallah) para se të flesh tridhjetë e tri herë, ta falënderosh Allahun (të thuash elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe ta madhërosh Allahun (të thuash Allahu ekber) tridhjetë e katër herë.” Sufjani sjell një transmetim tjetër, ku thuhet: “Njëra prej tyre të jetë tridhjetë e katër herë.” Aliu thotë: “Më nuk i kam braktisur.” I thanë: “As natën e Sifinit?” Ai tha: “As natën e Sifinit.””