“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbiu, e këtij i ka rrëfyer Hishami nga babai i tij, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, a kam shpërblim nëse shpenzoj për fëmijët e Ebu Selemes, edhe pse janë fëmijët e mi, duke qenë se kanë nevojë ta kërkojnë rrizkun?” Ai tha: “Po, do të kesh shpërblim për atë që shpenzon për ta.””