“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hind bint Utbe tha: “O i Dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri dorështrënguar, a kam gjynah nëse marr prej pasurisë së tij aq sa më mjafton mua dhe fëmijëve të mi?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Merr aq sa të mjafton!””