“Abdulaziz ibn Abdullahu më ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Xhaferi nga Muhamed ibn Amër ibn Halhale Diliu, e ky nga Vehb ibn Kejsan Ebu Nuajmi se Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili është i biri i Umu Selemes, bashkëshortes së Pejgamberit ﷺ, thotë: “Një ditë, hëngra ushqim bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe haja prej qosheve të pjatës. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Ha pranë vetes!””