“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Velid ibn Kethiri, e ky e ka dëgjuar Vehb ibn Kejsanin se Omer ibn Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha djalosh i vogël nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Teksa hanim, dora ime shkonte andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj bismilah, ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Prej atij momenti ashtu ha.””