“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij nga Junusi, e ky nga Ali Iskafi se Katadja transmeton nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Nuk di që Pejgamberi ﷺ të ketë ngrënë ndonjëherë në tepsi, t'i jetë pjekur ndonjëherë bukë e bardhë a të ketë ngrënë në tryezë.” Katades i është thënë: “E në çfarë hanin pra?” Tha: “Në sofra.””