“Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ deshi të hyjë dhëndër te Safija, andaj unë i ftova muslimanët në dasmën e tij. Pejgamberi ﷺ na urdhëroi t'i sillnim shtrojat e lëkurës, mbi të cilat u vendosën hurma, djathë e gjalpë.” Amri transmeton nga Enesi: “Pasi që Pejgamberi ﷺ hyri dhëndër me të, përgatiti një kombimin ushqimesh me hurma në një shtrojë lëkure.””