“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Umu Hufejdi, e bija e Harith ibn Haznit, njëherazi tezja e Ibn Abasit, i dhuroi Pejgamberit ﷺ pak djathë, gjalpë dhe një zvarranik të quajtur dab. Pejgamberi ﷺ i ftoi që të hanin dhe ato u hëngrën në sofrën e tij, por Pejgamberi ﷺ e la dabin nga gërdia. Andaj, po të ishte haram, nuk do të hahej në sofrën e Pejgamberit ﷺ e as do të ftonte për t'i ngrënë.”