“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga Jahjai, e ky nga Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se doli me Pejgamberin ﷺ dhe, kur arritën në Sahba, në periferi të Hajberit, u ndal për ta falur namazin. Pastaj, kërkoi ushqim, por nuk gjetën gjë tjetër pos çervishit. Ai hëngri prej tij, e edhe ne hëngrëm. Pastaj kërkoi ujë dhe e shpëlau gojën, pastaj u fal, e edhe ne u falëm me të, ndërkohë që nuk e ripërtëriu abdesin.”