“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Vakid ibn Muhamedi se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk hante derisa t'i sillej një i varfër që të hante bashkë me të. Kështu, i solla një burrë që të hante me të, por ai hëngri shumë, andaj Ibn Omeri tha: “O Nafi! Mos ma sill më këtë njeri, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Besimtari ha sa për të mbushur një zorrë, kurse jobesimtari ha sa për shtatë zorrë.””