“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari ha sa për të mbushur një zorrë, kurse jobesimtari, - ose ka thënë: hipokriti , nuk e di cilën e ka përmendur transmetuesi, - ha sa për (t'i mbushur) shtatë zorrë.” Ibn Bukejri ka thënë: “Njëjtë na ka treguar Maliku nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””