“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu, e ky nga Ebu Umame ibn Sehli, e ky nga Ibn Abasi se Halid ibn Velidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i sollën një dab të pjekur. Zgjati dorën që të hajë prej tij, por dikush i tha: “Është dab!” Kështu, ai e tërhoqi dorën mbrapa.” Halidi i tha: “A është haram?” Ai tha: “Jo, porse nuk e kemi ngrënë ndonjëherë në viset tona , kështu që neveritem prej tij.” Pastaj Halidi hëngri, ndërkohë që i Dërguari i Allahut ﷺ e shikonte.””