“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Abas Xhuvejriu, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ u shpërndau hurma shokëve të tij. Çdonjërit ia dha nga shtatë hurma, e edhe mua m'i dha shtatë sosh, njëra prej të cilave ishte hashef (soji më i dobët i hurmave). Asnjëra prej tyre nuk më pëlqeu më shumë se ajo, sepse mbeta duke e përtypur për një kohë të gjatë.””