“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha vetë i shtati me Pejgamberin ﷺ e s'kishim me vete ushqim, pos disa gjetheve që i hanë vetëm delet, saqë, kur dilnim për nevojë, dilnim ashtu siç del delja. Pastaj, fisi benu esed më ironizonin për shkak të Islamit. Sikur të ishte ashtu, atëherë unë paskam humbur dhe më qenka shkatërruar vepra.””