“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakubi se Ebu Hazimi tregon se e ka pyetur Sehlin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A keni parë në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ bukë gruri?” - I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka parë bukë gruri me sy, që kur u dërgua pejgamber e derisa Allahu ia mori shpirtin, - tha Sehli. - A ka pasur në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ sita? - i thashë. - I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka parë sitë me sy, që kur u dërgua pejgamber e derisa Allahu ia mori shpirtin, - tha. - E si pra e hanit elbin pa e situr? - e pyeta. - E bluanim e pastaj frynim në të, ashtu që lëvoret fluturonin, ndërsa atë që mbetej, e zbutnim me ujë dhe e hanim, - tha Sehli.””