“Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Abdurrahman ibn Abisi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Pejgamberi ﷺ) ka vepruar kështu vetëm në vitin kur njerëzit vuanin nga skamja, me qëllim që i pasuri ta ushqejë të varfrin, ndërsa ne i nxirrnim kërcinjtë (e thatë) pas pesëmbëdhjetë ditësh. Nuk ka ndodhur që familja e Muhamedit ﷺ të ngopet me bukë të bardhë gruri tri ditë radhazi.””