“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një rrobaqepës e ftoi të Dërguarin e Allahut ﷺ për të ngrënë një ushqim që kishte përgatitur dhe unë iu bashkëngjita. Ai na shërbeu bukë elbi dhe gjellë të përgatitur me copa kungulli dhe mishi të thatë. Pashë se i Dërguari i Allahut ﷺ i kërkonte copat e kungullit nëpër anët e tepsisë dhe, që atëherë, e pëlqej kungullin.” Thumame transmeton se Enesi ka thënë: “Fillova t'ia tuboj para vetes copat e kungullit.””