“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Muxhahidi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, ishim ulur pranë Pejgamberit ﷺ dhe dikush solli një koçan të pemës së hurmës. Pejgamberi ﷺ tha: “Janë disa pemë, bereqeti i të cilave është i ngjashëm me bereqetin e muslimanit.” Ma mori mendja se e kishte për qëllim pemën e hurmës, andaj desha të them: “Është pema e hurmës, o i Dërguari i Allahut!” Por, kur ktheva kokën anash, pashë se isha vetë i dhjeti dhe isha më i riu, andaj heshta.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo është pema e hurmës.””