“Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Shekiku se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë ensar, i cili quhej Ebu Shuajb, kishte një shërbëtor që ishte kasap. Njëherë, ai shkoi te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte me shokët e tij dhe, nga fytyra e Pejgamberit ﷺ, e vërejti se ishte i uritur. Kështu, shkoi te shërbëtori i tij kasap dhe i tha: “Na përgatit pak ushqim, të mjaftueshëm për pesë veta, sepse dua ta ftoj Pejgamberin ﷺ vetë të pestin.” Kështu, ai përgatiti pak ushqim, pastaj Ebu Shuajbi shkoi dhe e thirri Pejgamberin ﷺ, por bashkë me ta vajti edhe një person. Pejgamberi ﷺ tha: “O Ebu Shuajb! Me ne erdhi edhe një burrë, prandaj, nëse dëshiron, mund ta lejosh, e, nëse jo, mund ta lësh.” Ai tha: “Po e lejoj.””