“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu. Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Xhafer ibn Amër ibn Umeje se babai i tij Amër ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke prerë mishin nga shpatulla e deles (për ta ngrënë) dhe, me t'u thirrur për namaz, e lëshoi atë dhe thikën me të cilën priste, pastaj u ngrit dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.””