“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur thirret ikameti për namaz dhe shtrohet darka, filloni darkën.” Vuhejbi dhe Jahja ibn Seidi transmetojnë nga Hishami (se Pejgamberi ﷺ ka thënë): "Kur shtrohet darka.””