“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Më i dituri për çështjen e hixhabit jam unë, andaj Ubej ibn Kabi më pyeste mua në lidhje me të. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ hyri dhëndër me Zejnebe bint Xhahshin, me të cilën ishte martuar në Medinë, dikur në mesditë i thirri njerëzit për ushqim. I Dërguari i Allahut ﷺ u ul, e, pasi njerëzit u larguan nga ndeja, disa burra qëndruan aty. Pas pak i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe eci. Eca edhe unë me të, derisa arriti te dera e dhomës së Aishes. Pastaj, duke menduar se burrat kishin ikur, u kthye, e edhe unë u ktheva me të, kur ja, ata ende rrinin ulur në vendet e tyre. I Dërguari i Allahut ﷺ u kthye për së dyti, e edhe unë u ktheva me të, derisa arriti prapë te dera e Aishes. Pastaj u kthye, e edhe unë u ktheva me të, dhe pamë se tanimë burrat kishin shkuar. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ vendosi një perde mes meje dhe tij. Pas kësaj zbritën ajetet për hixhabin.””