“Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve nga babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur dola nga Meka (për hixhret), isha shtatzënë me Abdullah ibn Zubejrin. Kur arrita në Medinë, tanimë isha në muajin e fundit të shtatzënisë. U ndala në Kuba, ku dhe e linda Abdullahun. Pastaj e çova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia vendosa në prehër. Ai kërkoi një hurmë, të cilën e përtypi dhe lëngun e nxjerrë e vendosi në gojën e foshnjës. Kështu, gjëja e parë që u fut në barkun e tij ishte lëngu nga goja e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pastaj, me hurmë ia fërkoi qiellzën dhe u lut për të që Allahu ta bëjë të begatshëm. Ky ishte fëmija i parë që kishte lindur në Islam, andaj me lindjen e tij u gëzuan shumë, sepse më parë u ishte thënë se hebrenjtë u kanë bërë sihër që të mos u lindin fëmijë.””