“Matar ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Avniu nga Enes ibn Sirini se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një djalë i Ebu Talhait u sëmur dhe, pasi Ebu Talhai doli nga shtëpia, foshnja vdiq. Kur Ebu Talhai u kthye, tha: “Ç'u bë me djalin?” Umu Sulejme tha: “Është më i qetë se asnjëherë më parë. Më pas, ia shtroi darkën dhe, pasi hëngrën së bashku, shkoi për të fjetur me të. Kur mbaruan, ajo i tha: “Varrose foshnjën!” Kur gdhiu, Ebu Talhai shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi. Ai ﷺ tha: “Keni pasur marrëdhënie mbrëmë?” Ai iu përgjigj: “Po.” Pastaj ai ﷺ tha: “O Allah! Begatojua natën të dyve!” Pas kësaj, ajo lindi një djalë dhe Ebu Talhai i tha asaj: “Kujdesu për të derisa ta dërgosh te Pejgamberi ﷺ!” Kur e dërguan te Pejgamberi ﷺ, ajo mori ca hurma me vete, pastaj Pejgamberi ﷺ e mori foshnjën dhe tha: “Keni diçka me vete?” Ata thanë: “Po, ca hurma.” Pejgamberi ﷺ i mori ato dhe i përtypi, pastaj prej gojës së vet i vuri në gojën e foshnjës dhe ia fërkoi qiellzën me to, si dhe e emërtoi Abdullah.” Muhamed ibn Muthena na ka thënë: “Na ka treguar Ibn Ebu Adiu nga Ibn Avniu, e ky nga Muhamedi, e ky nga Enesi, i cili e transmetoi hadithin.””