“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija nga Amiri se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ për gjuetinë me hu, e ai më tha: “Atë gjah që e ke goditur me majën e tij, haje, kurse ai, të cilin e ke goditur me trungun e hurit, llogaritet ngordhësirë.” Pastaj e pyeta për gjuetinë me qen e ai më tha: “Atë që e ka kapur për ty, haje, sepse gjuetia e qenit llogaritet therje (e gjahut) , e, nëse bashkë me qenin tënd a qentë e tu gjen një qen tjetër dhe ke frikë se edhe ai ka marrë pjesë në gjueti, e në atë rast e ka mbytur, mos ha nga ajo pre, sepse ti ke thënë “bismilah" për qenin tënd, e jo për qenin tjetër.””