“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe nga Abdullah ibn Ebu Seferi, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për gjahun e goditur me hu, e në atë rast ai më tha: - “Atë gjah që e ke goditur me majën e tij, haje, kurse ai, të cilin e ke goditur me trupin e hurit, llogaritet ngordhësirë, andaj mos e ha!” - Po kur ta lëshoj qenin tim? - “Kur ta kesh lëshuar qenin dhe të kesh thënë “bismilah”, atëherë haje!” - Po nëse ai ka ngrënë nga preja? - e pyeta. - “Mos e ha, sepse ai nuk ka gjuajtur për ty, por ka gjuajtur për vete.” - Po nëse e lëshoj qenin tim e bashkë me të gjej një qen tjetër? - “Mos ha, sepse ti ke thënë “bismilah" për qenin tënd, e jo për ndonjë tjetër”, - m'u përgjigj Pejgamberi ﷺ.”