“Abdullah ibn Jezidi na ka thënë: Na ka treguar Hajve, e këtij i ka rrëfyer Rebia ibn Jezid Dimeshkiu nga Ebu Idrisi se Ebu Thaleb Husheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ne jetojmë në tokën e ithtarëve të Librit, andaj a na lejohet të hamë në enët e tyre? Gjithashtu, ne ndodhemi në troje gjuetie, ku gjuaj me hark dhe me qenin tim të pastërvitur e të stërvitur. Çfarë më lejohet prej këtyre?” Pejgamberi ﷺ tha: “Sa i përket asaj që e përmende për ithtarët e Librit, nëse gjeni enë të tjera, mos hani në enët e tyre, e, nëse nuk gjeni të tjera, atëherë pastroni ato dhe përdorini për ngrënie. Pastaj, atë që e ke gjuajtur me shigjetën tënde duke thënë “bismilah”, haje! Atë që e ke gjuajtur me qenin e stërvitur duke thënë “bismilah”, haje. Ndërkaq, atë që e ke gjuajtur me qenin tënd të pastërvitur, nëse arrin ta therësh, haje.””