“Jusuf ibn Rashidi na ka thënë: Na ka treguar Vekiu dhe Jezid ibn Haruni - versioni tekstual është i Jezidit - nga Kehmes ibn Haseni, e ky nga Abdullah ibn Burejde se Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pa një burrë duke gjuajtur me gurë dhe i tha: “Mos gjuaj, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar gjuajtjen me gurë, - ose ka thënë: e ka urryer gjuajtjen me gurë, - dhe ka thënë: “Me të as gjuhet gjahu, as mbytet armiku, por vetëm mund t'ia thyesh ndokujt dhëmbin, ose t'ia qorrosh syrin.” Pas një kohe e pa përsëri duke gjuajtur me gurë dhe i tha: “Unë po të tregoj se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar gjuajtjen me gurë, - ose ka thënë: e ka urryer atë, - ndërsa ti vazhdon të gjuash?! Nuk do të të flas për kaq kohë.””