“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli nga Bejani, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, të Dërguarit të Allahut ﷺ i thashë: “Ne i përdorim këta qen për gjueti?” Ai tha: “Nëse i ke lëshuar qentë e stërvitur dhe ke thënë “bismilah”, atëherë ha nga preja që kanë gjahtuar, edhe nëse e mbysin atë, përveç nëse qeni ka ngrënë nga preja, sepse kam frikë se e ka gjuajtur për vete. E, nëse bashkë me të janë përzier edhe qenë të tjerë, atëherë mos e ha.””